Dita e 21-të e protestës qytetare në Tiranë, e drejtuar kundër klasës politike që ka qeverisur vendin gjatë 35 viteve të fundit, ka sjellë një nga skenat më masive të këtyre javëve të fundit.

Pas përfundimit të fjalimeve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mijëra qytetarë dhe pjesëtarë të diasporës kanë vijuar marshimin, duke vendosur këtë herë të rrethojnë Kryeministrinë.

Në pamje, shihet një fluks i madh protestuesish që kanë mbushur plotësisht hapësirat përreth godinës qeveritare, duke e bërë thuajse të pamundur organizimin e lëvizjes së turmës.

Pas fjalimeve, vetë protestuesit kanë vendosur që marshimi të zhvillohet në formë rrethimi rreth Kryeministrisë, ndërsa pjesëmarrja e lartë ka sjellë edhe situata spontane në organizim.

“Marshimin do ta bëjmë rreth Kryeministrisë, por nuk dimë nga të nisemi sepse jemi aq shumë sa nuk na zë,” janë shprehur disa prej tyre mes turmës së mbledhur.

Sipas raportimeve, është diskutuar gjithashtu ideja që protesta të mos përfundojë brenda mbrëmjes, por të vijojë edhe gjatë natës, si pjesë e përshkallëzimit të aksionit qytetar.

Protesta, e cila tashmë ka hyrë në ditën e 21-të, vijon të mbetet një nga tubimet më të mëdha të zhvilluara deri më sot kundër klasës politike në vend.

Video në Link: https://www.facebook.com/share/r/1HSH7ApqTM/?mibextid=wwXIfr

sqShqip