Një video me akademiken greke Helene Glykatzi-Ahrweiler po bën bujë në mediat sociale, duke hapur një diskutim të gjallë rreth historisë dhe rrënjëve të popullsisë në Greqi.

Në fjalët e saj, ajo pohon se në 1831 në Athinë numëroheshin rreth 8000 banesa, ku sipas studiueses, pjesa më e madhe i përkiste shqiptarëve. Kjo deklaratë ka kapur shumë vëmendje dhe ka nxitur përgjigje të ndryshme, sidomos në platformat digjitale.

Studiuesja nënvizon edhe se personalitete historike si Marko Botsaris ka hartuar fjalorin e parë shqip-greqisht, duke mbrojtur mendimin se një numër i madh i luftëtarëve të tij ishin shqiptarë.

Këto fjalë kanë gjallëruar përsëri diskutime të hershme mbi trashëgiminë historike dhe rolin e shqiptarëve në këtë zonë, duke sjellë këndvështrime të ndryshme dhe shpesh të kundërta.

sqShqip