Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka publikuar rezultatet e tri anketave interne të realizuara gjatë muajit maj.
Në kampin shqiptar, Mickoski tha se VLEN pas bashkimit ka shënuar rritje në krahasim me BDI-në.
“Këto janë rezultate nga tri anketa të realizuara gjatë muajit maj një në fillim, një në mes dhe një në fundt të muajit. Nga këto tri anketa, mesatarisht BDI ka rejting 8 për qind, kurse VLEN 7 për qind. Mirëpo befasi e këndshme për mua ishte se VLEN Në fund të muajit maj, pas bashkimit, ka shënuar rritje në 8 për qind, kursr BDI ka rënë në 7.8 për qind”, deklaroi Mickoski, shkruan Lideri.mk.
Ai theksoi se VMRO-DPMNE ka rejting 25,2 për qind, kurse LSDM 8,6 për qind.
ZNAM ka rënë në 2,3, kurse LEVICA në 6 për qind./Lideri.mk

