Kryeministri Hristijan Mickoski informoi se punimet në hekurudhën drejt Bullgarisë do të prolongohen deri në vitin 2028 me kërkesë të kompanisë realizuese. Nga Qeveria njoftojnë për portalin Lideri.mk se kjo kërkesë me siguri do të pranohet, sepse thonë se në qeverisjen e kaluar është punuat shumë pak, kurse edhe punimet e realizuara nuk janë kualitative.

Sipas qeverisë, ky projekt do të kushton 175 milionë eiuro dhe do të ndërtohet nga fshati Rramanli në Kumanovë deri në dalje të tunelit në kufi në anën bullgare.

“Për fat të keq ne dhe Bashkimi Evropian jemi mjaft aktiv në realizimin e këtij projekti, por nuk vërejmë aktivitete në anën e Bullgarisë. Shpresojmë se do të ketë aktivitete të tilla”, thonë nga Qeveria.
Të njëjtën gjë nga qeveria në Shkup e thonë edhe për Shqipërinë për lidhjen hekurudhore me Maqedoninë.

“Shqipëria po i jep përparësi lidhjes hekurudhore Durrës-Bar në Mal të Zi. Shpresojmë se do të fillojnë të punojnë edhe drejt kufirit me Maqedoninë”, deklaroi Mickoski.

Poashtu do të punohet edhe në Korridorin 10 në hekurudhën Shkup-Gjevgjeli e cila do të kushton rreth 800 milionë euro dhe më pas në hekurudhat e Maqedonisë do të udhëtohet me shpejtësi 160 km/h./Lideri.mk

sqShqip