“Urime Qeveria Kurti 4”, tha mbrëmë pak pas përfundimit të zgjedhjeve Glauk Konjufca. Në këtë mënyrë, ai ka paralajmëruar edhe një mandat të Albin Kurtit si kryeministër, shkruan Lideri.mk, edhe pse raporti numerik në Kuvendin e ri të Kosovës do të dihet pas përfundimit të numërimit të votave të diasporsës, atyre me kusht, etj…

Nga ana tjetër edhe vetë kryeministrj Kurti ka paralajmëruar se VV mbetet parti kryesore në Qeverisje.

Ai ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku falënderuar mbështetësit e kësaj partie në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që na pritën krahëhapur dhe pa asnjë hezitim e me të cilët ndamë përvojat dhe nevojat që kanë për të ecur edhe më shumë përpara. Ndonëse numërimi i votave ende nuk është përfunduar, unë falënderoj secilin votues, në Kosovë e mërgatë, që përmes zgjedhjeve demokratike, doli për të votuar dhe shprehu vullnetin e tij përmes votës. Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt”, ka shkruar Kurti./Lideri.mk

sqShqip