“Shiu turpëron Ramiz Merkon – Ja nxorri në shesh “të palarat”
Shiu i rrëmbyeshëm që filloi nga nata e kaluar ka shkaktuar kaos në rrugët e qytetit të Strugës. Asfaltimet e reja të bëra gjatë ditëve të fundit brenda fushatës zgjedhore, siç duket janë bërë sa për sy e faqe, pa asnjë kriter. Të gjithë rrugët janë të mbushura me ujë, duke krijuar “mini pishina” në gjithë gjatësinë e tyre e kjo paraqet pengesë për vozitësit, por sidomos për qytetarët që ecin në këmbë. Në videot dhe fotografitë e publikuara në rrjete sociale shihet qartë se pjesa e riasfaltuar e rrugës “Partizanska” që kalon rreth plazhit, është e mbushur nga të dyja anët me ujë, shkruan in7.
Uji i grumbulluar nuk ka ku të derdhet sepse siç duket, kompania që ka kryer punimet dhe Komuna e Strugës, duke u ngutur ta përfundojnë asfaltin para zgjedhjeve, kanë “harruar” të bëjnë sistemin e rrjedhjes së ujit (drenazh). I gjithë ky investim i madh me të cilin Ramiz Merko dhe BDI u mburrën ditëve të fundit, doli të jetë dështim i madh./in7.tv/