🇭🇷🇦🇱36 vjet më pas, këtë ditë të rëndësishme, me respekt të thellë, krenari dhe mirënjohje kujtojmë të gjithë ata shqiptarë që dhanë kontribut të çmuar në ndërtimin dhe organizimin e komunitetit shqiptar në Republikën e Kroacisë.

Me nderim të veçantë kujtojmë të ndjerët Tom Berisha, Muharem Nexhipi , Gjon Bersha , Xhezair Miftari , Sinan Jakupi dhe shumë aktivistë të tjerë që mbeten pjesë e historisë sonë kombëtare në Kroaci.

Një vend të veçantë zë Kryetari Ton Marku, i cili me punën dhe përkushtimin e tij dha kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin dhe organizimin e komunitetit shqiptar në Kroaci, duke ruajtur unitetin për dekada.

Kam pasur nderin të jem bashkëpunëtor i tyre në vitet e rinisë, kur na bashkonte ideali për kombin, gjuhën dhe flamurin tonë.

Ishte një kohë sakrifice dhe përkushtimi, kur besonim se vetëm të bashkuar mund të ndërtonim një të ardhme më të mirë për shqiptarët në Kroaci.

Ideali i asaj gjenerate ishte bashkimi, respekti i ndërsjellë dhe e mira e përbashkët — vlera që mbeten amanet për ne sot.

Në këtë ditë përulemi me respekt para të gjithë atyre që nuk janë më mes nesh dhe shprehim mirënjohje për veprën e tyre.

Lavdi atyre që ndërtuan themelet e komunitetit shqiptar në Kroaci dhe respekt për të gjithë ata që ruajnë ende frymën e unitetit.

Le të mbetet uniteti ynë udhërrëfyes për të ardhmen.

Me nderime
Basri Haliti

sqShqip