Kryetari i Bdi-së Ali Ahmeti mori pjesë sot në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Çashkë, ku u konstituuan organet e reja drejtuese të degës.Në fjalimin e tij, Ahmeti theksoi se organizata në Çashkë është më e konsoliduar se asnjëherë më parë dhe se strukturat e reja do të kenë përgjegjësinë për të çuar përpara përcaktimet politike dhe programore të partisë.“Më të konsoliduar se sot nuk kemi qenë asnjëherë në Çashkë.Përfaqësuesit tanë dhe organizata jonë politike bartin një përgjegjësi të madhe për të adresuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, duke qenë gjithmonë pranë tyre dhe në shërbim të interesit të përbashkët”, deklaroi Ahmeti.Ai nënvizoi se angazhimi për barazi, dinjitet dhe respektim të plotë të frymës dhe parimeve të Marrëveshja e Ohrit mbetet prioritet i pandryshuar, duke e cilësuar atë si themel të bashkëjetesës, stabilitetit dhe perspektivës euroatlantike të vendit.Në fund, Ahmeti falënderoi delegatët, aktivistët dhe qytetarët për besimin dhe përkushtimin e tyre, duke theksuar se rruga përpara kërkon unitet, përgjegjësi dhe punë të përbashkët në interes të qytetarëve.“Së bashku vazhdojmë përpara, më të fortë dhe më të bashkuar”, përfundoi ai.Ja postimi plotë:Sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Çashkë, ku u konstituuan organet drejtuese të degës, të cilat morën përsipër përgjegjësinë për të çuar përpara përcaktimet tona politike dhe programore.Më të konsoliduar se sot nuk kemi qenë asnjëherë në Çashkë. Përfaqësuesit tanë dhe organizata jonë politike bartin një përgjegjësi të madhe për të adresuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, duke qenë gjithmonë pranë tyre dhe në shërbim të interesit të përbashkët.Përgjegjësia jonë e përbashkët është të angazhohemi me përkushtim për barazi, dinjitet dhe respektim të plotë të frymës dhe parimeve të Marrëveshjes së Ohrit, si themel i bashkëjetesës, stabilitetit dhe perspektivës euroatlantike të vendit.Faleminderit të gjithë delegatëve, aktivistëve dhe qytetarëve për besimin dhe përkushtimin e tyre. Bashkë vazhdojmë përpara, më të fortë dhe më të bashkuar.

