30.05.2026
Shkup, 30 maj – Aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në kryqëzimin mes bulevardit „Nikola Karev“ dhe rrugës „Prohor Pçinski“, në zonën e njohur si Rruga e Plastikave në Shkup, ka përfunduar tragjikisht për një 19-vjeçar.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti është raportuar në ora 22:21 dhe në të janë përfshirë një veturë „Audi A4“ dhe dy motoçikleta.

Nga përplasja, lëndime të rënda ka pësuar ngasësi i motoçikletës „BMW“, M.F. (19) nga Shkupi. Ai është transportuar për trajtim mjekësor, por pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e tij është konstatuar në ora 23:11.

Në aksident kanë marrë pjesë edhe një veturë „Audi A4“, e drejtuar nga N.H. (31) nga fshati Vizbegovë, si dhe një motoçikletë „Honda HDV“, të cilën e drejtonte N.B. (21) nga Shkupi.

Autoritetet kompetente kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa po hetohen rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti fatal.

sqShqip