Qëndrim Kryeziu, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, është arrestuar mesditën e së premtes nga Policia e Kosovës.

Kryeziu është arrestuar pasi nuk i kishte përfillur urdhrat e Policisë së Kosovës, gjatë një aksioni për rrënimin e pompës së derivateve “Patroni”, përball objektit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

“Asnjë fjalë nuk po e du, a po ma liron vendin me dëshirën tënde, apo po i marrim ne veprimet tona”, dëgjohet duke iu drejtuar një zyrtare policore Kyreziut, pak para se ajo të jepte urdhrin për arrestimin e tij.

Sipas Kryeziut, rrënimi i këtij objekti po bëhet po një urdhër të gjykatës.

sqShqip