Manifestimi qendror i faljes së Kurban Bajramit është mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku u mblodhën mijëra besimtarë myslimanë.

Ligjëratën kryesore për festën e mbajti kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.

Kurban Bajrami vjen pas përfundimit të haxhit, një prej pesë shtyllave të fesë islame.

Pjesë e kësaj feste është edhe rituali i therjes së kurbanit, traditë që lidhet me profetin Ibrahim dhe simbolizon përkushtimin, sakrificën, sinqeritetin dhe bindjen ndaj vullnetit të Zotit.

Ceremonia e faljes së Kurban Bajramit është zhvilluar edhe në sheshet qendrore të qyteteve kryesore në mbarë vendin.

sqShqip