Kitesurf (ose kiteboarding) është sport ujor ku një person lëviz mbi ujë me një dërrasë, ndërsa tërhiqet nga një balonë e madhe speciale (kite) që kontrollohet me duar.

Edhe pse i vështirë, ai përhapet me shpejtësi të madhe, sepse behet fjalë për sport mjaft atraktiv.

Një nga sportistët e suksesshëm në rang evropian në këtë sport është Reshat Ramadani. Ai është një mërgimtar nga fshati Haraçinë i Shkupit në kryeqytetin Dablin të Irlandës, e që falë këtij sporti, po udhëton anembanë botës në gara të ndryshme.

“Kitesurf është kombinim i surfimit, paraglidingut dhe wakeboard-it.
Balona kap erën dhe të tërheq, deri sa Sportisti qëndron mbi dërrasë në ujë. Me lëvizjen e balonës dhe trupit kontrollon drejtimin dhe shpejtësinë”, thotë Ramadani duke folur për këtë sport specifik.

Ku bëhet?

Zakonisht në:
• det
• liqene
• laguna me erë të fortë

Vende të njohura për kitesurf janë Brazil, Egjipti dhe Spanja.

A është i rrezikshëm?

Mund të jetë nëse nuk mësohet si duhet, prandaj fillestarët zakonisht bëjnë trajnim me instruktor.

Dallimi me paraglidingun?

• Kitesurf bëhet mbi ujë me dërrasë.
• Paragliding bëhet në ajër duke fluturuar nga malet ose kodrat.

Ramadani nuk flet shumë për sukseset e veta, sepse për sukseset e tij flasin të tjerët. Për Reshat Ramadanin, që shumë shokë e thërrasin shkurtimisht edhe Richie është folur edhe në emisionin Horizon në Tv Telma pjesë nga i cili u sjellim në këtë VIDEO:2c888778-f9c2-462b-aae0-a9a31303873a .

sqShqip