Një sfidë e jashtëzakonshme e përfunduar me sukses nga publicisti dhe aktivisti Iljasa Salihu.
Ai ka vrapuar nga Shkupi deri në vendlindjen e tij, në Llojan, duke kaluar përmes Hasanbegut, Haraçinës, Nakushtakut, Ropalcës, Mateçit, Hotlës, Likovës, Orizarës, Sllupçanit dhe Vaksincës.
Plot 45 kilometra vrapim dhe 518 metra ngjitje — një rrugëtim i mbushur me emocion, që përfundoi aty ku nisi gjithçka: në vendin ku hodhi hapat e parë.
“Tani lirisht mund të them se largësia mes banesës sime dhe shtëpisë është shumë afër, aq afër sa mund të shkoni duke vrapuar”, ka shkruar Salihu.

