Dauti: Pas shumë viteve, më në fund, shteti po vepron kundër kunarit (Video)
Për vite me radhë, askush nuk pati guximin të vendosë kufi ndaj kumarit, vlerëson zv/drejtori i doganave Mustafa Dauti në një prononcim për ne.
“
Askush nuk pati vullnetin të mbrojë qytetarët nga interesat e industrisë së kumarit dhe kredive të shpejta.
Sot, më në fund, shteti po vepron.
VLEN-i po vendos rregull dhe përgjegjësi.
Po mbrojmë familjet nga varfërimi.
Po mbrojmë të rinjtë nga varësia.
Po mbrojmë lagjet dhe shkollat tona nga ndikimi i industrisë së kumarit.
Dhe paralelisht, po ndërmarrim hapa që edhe kredive të shpejta t’u vijë fundi.
Sepse nuk është normale që qytetarët në vështirësi të bien pre e interesave dhe presioneve që ua marrin qetësinë dhe dinjitetin.
Ne duam një shoqëri ku të rinjtë ndërtojnë të ardhmen me dije e punë, jo me iluzione të rreme.
Një shtet ku familja mbrohet.
Ku qytetari respektohet.
Ku shpresa është më e fortë se frika”, thekson Dauti.
Sipas tij, ky nuk është vetëm vendim politik, por është obligim moral ndaj qytetarëve tanë.

