Sela: Pas zgjedhjeve lokale do të rrëzohet kjo qeveri!
Bashkë me Afrimin kemi arritur që t’i mbajmë bashkë shqiptarët, dhe me këtë t’i sjellim fitoren shqiptarëve, pa marrë parasysh cilës parti i takon. Kështu tha kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Sela tha se përballja është me një oponent normal dhe jo real.
“Pak më tepër se një vit kërkonin kryeministrin shqiptar. Tani koha është që të ju thoni me votë se ke rrejt e ke mashtruar dhe nuk meriton asnjë votë. Një gjë të jeni të sigurt, atë që e themi edhe e bëjmë. Kur ju thamë se do e bëjmë ligjin për shtetësi, ka pasur shumë skeptik. Por ne bashkë me këto deputetët, e bëmë edhe duke qenë në opozitë. E imagjinoni çfarë mund të bëjnë Aleanca dhe Alternativa kur të jenë në pushtet”, deklaroi Sela, përcjell SHENJA.
Ai ftoi kandidatët që të japin ofertë por edhe tua kujtojnë edhe të gjitha të pabërat të cilat ja kanë premtuar qytetarëve kandidatët më herët dhe që nuk i kanë realizuar.
Sela tha se pas zgjedhjeve lokale do të rrëzohet kjo qeveri.
“Sot duhet, ngase ky pushtet e shihni se ku na ka degdisur. Janë me qindra mijëra shqiptarë që na kanë ikur, ky është rezultat i tyre. Ne duhet t’i japim kësaj fund. Tani kemi mekanizma për ta mbrojtur votën. U themi atyre: larg duar nga dëshira për të sjellë ndryshimin, largu duart nga vota e pastër”, u shpreh Sela.