Mexhiti: Me Kongresin VLEN tregoi se është faktor, ftesë ka pasur edhe BDI-ja
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në “Top tema” në TV Telma ka folur për Kongresin e mbajtur më 9 maj, ku morën pjesë mysafirë të shumtë, mes tyre edhe kryeministri Hristijan Mickoski dhe ai i Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Mexhitit, edhe BDI ka pasur ftesë por nuk kanë marrë pjesë.
“Me praninë e dy kryeministrave u tregua se VLEN është faktor se mund të afrojë shtete, politika, popuj dhe ky aktivitet u shndërrua në Kongres rajonal. Ka pasur përfaqësues edhe nga VMRO-DPMNE, LSDM, PLD, nga Ziadin Sela, ka pasur ftesë edhe BDI por nuk erdhi”, ka thënë Mexhiti.
Shqiptarët nga 2015 apo 2016, sipas tij, kanë votuar anti BDI dhe kërkuan ndryshime, por problemi ka qenë te opozita që nuk janë bashkuar.
“Ne këtë e lexuam mirë e bashkuam opozitën si koalicion, fituam në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale”, theksoi Mexhiti.
Ai shtoi se votuesi shqiptarë kërkoi që VLEN të bëhet një parti.
“Ata kërkuan që të jemi një si subjekt. Politika në esencë është kompromis, ky është një hap i madh nga pesë liderë në dy bashkëkryetarë, trupa të përbashkët. Kjo është çështje besimi”, ka thënë Mexhiti.
Mexhiti: Duam forcimin e decentralizimit, numri real i komunave duhet të jetë 50 deri në 60
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në “Top tema” në TV Telma ka thënë se duhet të shihet mundësia se a është momenti për ndarje të re territoriale dhe të shihet se cilat komuna janë efikase, cilat jo.
Ai vlerëson se ishte joefikase kur kishte 123 komuna, ndërsa tani ka 80 komuna. Shton se Maqedonia e Veriut duhet te ketë 50 deri 60 komuna që është numër real, komuna reale me mundësi dhe potencial real.
“Maqedonia në komunizëm kishte 33 komuna, pastaj 123, tani 80, mendoj se numri real duhet të jetë 50 deri 60 komuna sipas numrit të popullsisë dhe territorit”, tha ai.
“Propozimi im nuk i referohet vetëm komunave shqiptare, por gjitha 80 komunave, mendoj se nëse flisni me kryetarët e komunave i kanë të njëjtat probleme dhe kërkesa, ky model është model evropian. Duam forcimin e decentralizimit, sepse është një nga shtyllat kyçe të Marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë Mexhiti.
Mexhiti: VLEN-i është frymë, Taravari doli kundër vetvetes
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në emisionin ZOOM në TVM2 ka thënë se VLEN flet me një zë dhe do ketë fuqi absorbuese më të madhe.
“Qytetarët te VLEN shohin siguri, jo koalicion të aksionarëve. VLEN është frymë”, u shpreh Mexhiti.
Duke folur për disa nga figurat që nuk morën pjesë në Kongres, si Arben Taravari dhe Arben Fetai e Fatmir Limani, ai me përgjigje:
“Taravari ka kontribut në formimin e LEN-it, por është e pashpjegueshme se pse doli kundër vetvetes dhe kundër frymës dhe kundër anëtarësisë, në fund e lanë vetë dhe nuk shkuan me liderin, por nuk e mohoj që nuk ka pasur kontribut, edhe këta dy zv/kryeministri dhe ministri, janë kontribuues në suksesin e VLEN-it, por nuk janë të përjashtuar, nëse janë vetpërjashtuar është çështje tjetër”, ka thënë Mexhiti.

