Më 11.05.2026 në orën 19:50 në Shtip, policia privoi nga liria A.Sh. (65) nga Shtipi. Ai dyshohet se ka prekur disa nxënëse të mitura në trup, për një periudhë të gjatë kohore si udhëheqës i një qendre arsimore në Shtip, gjatë mësimit plotësues. Incidenti është raportuar në stacionin policor nga prindërit në prani të nxënësve dhe përfaqësuesve të Institucionit Publik – Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Shtip.
Me urdhër të gjykatës, janë kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe në qendrën arsimore dhe janë sekuestruar sende për procedura të mëtejshme. A.Sh. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij është ngritur kallëzim penal, dhe një gjykatës në procedurë paraprake i ka urdhëruar atij të mbahet në paraburgim prej 30 ditësh.

