Ende pa themeluar asnjë institucion të premtuar para zgjedhjeve parlamentare, BDI premton plotë institucione pas zgjedhjeve lokale!
Fakti që ende nuk është themeluar asnjë institucion që Bashkimi Demokratik për Integrim premtoi para zgjedhjeve parlamentare të Vitit të kaluar, nuk është pengesë që kjo parti të premtojë edhe dhjetëra institucione tjera pas zgjedhjeve lokale, pa marë parasysh nese qytetarët u besojnë, ose jo.
Kështu, ministri i financave Fatmir Besimi sot ka premtuar formim të shumë institucioneve tjera, tani as zgjedhjeve lokale, edhe pse opinioni ka shum pak bazë për të besuar për shkak të përvojës jo të mirë me premtimet e BDI-së.
Sipas tij, do të themelohet Fondi i performances ku komunat që menaxhojnë suksesshëm me të hyrat e buxhetit komunal do të shpërblehen. Themelohet Fondi i barazimit ku komunat që janë më pak të zhvilluara dhe kanë më pak resurse do të marrin më tepër mjete financiare.
“Do të ndryshojmë metodologjinë e shpërndarjes së TVSH për komunat duke rritur kriterin për krye banori. Gjithashtu do të rishikohen dhe ndryshojnë metodologjitë e shpërnadrjes së dotacioneve tjera nga pushteti qendror në atë lokal në drejtim të shpërndarrjes së drejtë dhe fer.
Komunat me borxhe të ngarkuara do të kenë mundësi të shlyejnë duke shfrytëzuar flet obligacione nga niveli qendror me afat 10 vjeçar për të kthyer borxhin.
Komunat të cilat nuk do arrijnë të menaxhojnë buxhetet suksesshëm me fuqi të ligjit do të kalojnë në gjendje financiare jostabile dhe do jenë të detyruara për 3 deri 6 muaj të tejkalojnë atë gjendje duke shfrytezuar edhe mundësi për flet obligacione nga pushteti qendror, flet obligacione komunale që do i bleje pushteti qendror dhe ‘stand-by’ kredi nga pushteti qendror”, sqaroi më tej Fatmir Besimi.
Buxheti komunal do të miratohet me konsultime paraprake publike me qytetarët. Do të prezantohen projektet para qytetarëve. Do të publikohen raportet financiare dhe transakcionet financiare të komunave.
Premtimet nuk kanë përfunduar me kaq. Sipas Besimit do të themelohet Agjencia për zhvillim rajonal dhe lokal, nëpërmjet të cilës do të ndihmohet zhvillim më i shpejtë rajonal duke përkrahur projekte të ndryshme infrastrukturore.
“Agjencia do të financohet nga buxheti qendror, por edhe mjete financiare nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare financiare për financimin e projekteve instrasktrukturore kapitale për komunat. Përveç kësaj, përkrahje të konsideueshme në zhvillimin e komunave, do të ketë edhe përmes projekteve të qeverisë qendrore të financuara përmes institucioneve ndërkombëtare financiare dhe është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi tejkufitar, i financiar me mjete nga BE dhe i bashkëfinancuar nga buxheti i shtetit. Me angazhimin e pushtetit qendror dhe pushteteve lokale, si dhe rritjen e mjeteve për projektet zhvillimore mund të ndikohet më shpejtë mbi ndryshimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në të gjitha komunat”, tha në konferencën për shtyp, Fatmir Besimi nga BDI.