Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke paralajmëruar zhvillime të reja politike në vend.

Në një postim të publikuar së fundmi, Limani ka cituar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili ka theksuar se “shumë shpejt do të ketë zgjedhje parlamentare”.

Duke iu drejtuar kundërshtarëve politikë, Limani shkruan:
“Me Fatmir Limanin donit luftë, tani tregoni sa vleni! Së shpejti do t’ua mundësoj ta tregoni veten!”, raporton Almakos.

Ky reagim vjen në një moment të tensionuar politik, ndërsa paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme po shtohen.

Mesazhi i ministrit shihet si sfidë e drejtpërdrejtë ndaj kundërshtarëve, duke lënë të kuptohet se përballja politike mund të konkretizohet në kutitë e votimit në një afat të afërt./Almakos

sqShqip