Një 30-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani.
Viktima, Besnik Fana, nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të rënda të marra në aksident, i cili ndodhi të enjten.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe familja nga Prishtina, e cila ka shprehur dhimbje të madhe për humbjen.
Në një njoftim në rrjete sociale, familjarët kanë thënë se ai do të kujtohet për mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve, ndërsa detajet për ceremoninë mortore pritet të bëhen të ditura më vonë.
“Besniku do të kujtohet gjithmonë për zemrën e tij të madhe, mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve.” – thuhet në postimin e bërë në Facebook.

