Feta Halimi i uron shërim Zijadin Selës: “Do ja dalish miku im, sepse ke shpirt luftarak”
Feta Halimi, heroi i 27 Prillit, i ka uruar sherim të shpejtë kryetarit të Alenacës për Shqiptarët, Zijadin Sela, i cili dje rezultoi pozitiv me Kovid.
“Do ja dalish, sepse ke shpirt luftarak miku im”, ka shkruar Halimi nga burgu i Idrizovës.
Sela gjatë ditës së djeshme e bëri të ditur se është pozitiv me Kovid, raporton gazeta Lajm.
“Të dashur miq. Sot bëra PCR testin për COVID 19 dhe më duhet të ndaj me ju rezultatin e këtij testi. Është pozitiv.
Jam mirë, klinikisht pa ndonjë shqetësim, por protokollet mjeksore duhet respektuar prandaj më duhet të vetëizolohem për ca ditë. Respektoni masat, ruajeni veten dhe të tjerët…
I juaji Ziadin Sela”, ka shkruar Sela gjatë ditës së djeshme.