Maqedoni

Shpenzimet e një familjeje katëranëtarëshe në gusht janë rritur për 214 denarë, me nxënës në familje për 8.000 denarë

Shpenzimet minimale mujore të një familjeje katëranëtarëshe në gusht janë rritur për 214 denarë në krahasim me korrikun, tregojnë të dhënat nga shporta më e re sindikale që e përpunon Lidhja e sindikatave të Maqedonisë.

Sipas këtyre të dhënave, në gusht, një familjeje katëranëtarëshe për t’I mbuluar nevojat themelore u janë nevojitur 34.342 denarë, ndërsa nëse në familje ka së paku një nxënës, atëherë shpenzimet rriten më së shumti për tetë mijë denarë apo në atë rast shporta sindikale do të paraqiste 42.342 denarë.

Më së shumti para ndahen për ushqim dhe pije – 14.633 denarë, ndërsa për banim 10.818 denarë. Për higjienë personale u nevojitën 2.382 denarë, ndërsa për transport minimum 2.529 denarë. Për aktivitete kulturore minimum janë nevojitur 1068 denarë, ndërsa për shëndet 736 denarë.

“Analizat e LSM-së tregon se shpenzimet për jetë po rriten vazhdimisht, ndërsa rrogat stagnojnë. Shpenzimet për jetë janë gjithashtu dinamike. Sipas të dhënave që I publikon Enti shtetëror për statistika, më së shumti rritje është vërejtur tek ushqimi dhe pijet me 1,5 për qind dhe atë tek perimet 15,8 për qind, djathi dhe gjiza 1,1 për qind, mishi 0,9 për qind, buka dhe drithërat 0,7 për qind dhe qumështi gjithashtu për 0,6 për qind etj. Barrë e posaçme për qytetarët përkatësisht të një familjeje katëranëtarëshe këtë muaj është edhe fillimi I vitit shkollor për të cilin sipas të dhënave të cilat janë zyrtarisht të kapshme dhe të paraqitura në opinion, prindërit duhet të ndajnë së paku nga rreth 8.000,00 denarë për fëmijë I cili ndjek mësim në shkollë fillore apo të mesme”, thonë nga LSM.

Nga atje konsiderojnë se është e arsyeshme kërkesa e tyre që rroga minimale të jetë së paku në lartësi prej 60 për qind të rrogës mesatare sepse dy rroga minimale nuk mjaftojnë për ta mbuluar shportën minimale sindikale.

“Nëse vazhdohet me intensitet të këtillë rritja e shpenzimeve për jetë dhe çmimeve, atëherë as re rroga minimale nuk do të mjaftonin për ta arritur rritjen e Shportës minimale sindikale. Nëse rritet vetëm rroga mesatare, ndërsa rroga minimale stagnon përkatësisht harmonizohet në mënyrë minimale pa u pranuar vërejtjet e sindikatave, do të kemi trend të varfërimit të qytetarëve”, paralajmërojnë nga LSM.