Ejup Berisha

Nëse dikush niset në drejtim të Tabanovcit vendkalimit kufitar me Preshevën e cila padrejtësisht ndodhet nën administrimin e Serbisë kjo detyrimisht nuk do të thotë se i njejti po shkon në Beograd apo në brendi të Serbisë. Ai qe ja ka msy Preshevës nuk do të thotë se është duke shkuar ne Kryeqytetin e Serbisë. Kjo para disa ditëve ka ndodhur me Kryetarin e Kuvendit të RMV-së Afrim Gashi. Ky është nisur për të shkuar në Preshevë dhe dikush nga tabori kundërshtar politik për të shpif se është nisur për Beograd. Nëse dikush ka obligime pune apo dhe nostalgji e dashuri per Beogradin dhe vet shkon më shpesh atje kjo nuk duhet të nënkupton se edhe të tjerët kanë obligime, dashuri dhe nostalgji që të shkojnë atje. Nëse une shkoj në Republikën e Kosovës për vizitë te të afërmit e mi kjo nuk do të thotë se jamë duke shkuar për në Beograd edhe pse Kosova kufizohet me Serbinë. Apo dhe per faktin se Kosova në fillim e deri ne fund të viteve 90 të shekullit të kaluar ishte nën pushtimin e Serbisë. Dikush që ka dashuri të madhe për Serbinë ndoshta do te donte të shpif për mua se po shkoj në Beograd të Serbise por jo une shkoj në Republikën e Kosovës. Ky është shtet i pavarur dhe sovran që nga viti 1999 dhe njerëzit kur shkojnë atje prej atij viti e deri në ditët e sotme nuk shkojnë në Serbi por shkojnë në Republikën e Kosovës. Në fakt Kosova asnjëher apo kurrën e kurrës nuk ka qenë Serbi edhe pse është pushtuar me dhunë nga Ish diktatori serb Sllobodan Millosheviq. Kosovarët kanë ditur ti thonë Jo Serbisë edhe nën sundimin më të egër të diktatorit serb. Por çuditrisht disa shqiptar në rajon tani kanë filluar të ndjejnë mall të madh dhe nostalgji për Millosheviqin dhe Serbinë, prandaj këta duan ti falin teritore të Kosovës Serbisë. Edhe njëher ne e pamë dhe e kuptuam se kush e dëshiron botën serbe te ne prandaj nuk duhet tu shpifin të tjerëve se po duan ta instalojnë këtë botë në trojet shqiptare. Ata i pamë në foto.Ju lutem kur të më shihni që shkoj në drejtim të Tabanovcit, Hanit të Elezit apo dhe Jazhincës mos shpifni se jamë nisur për në Beograd.

sqShqip