Shkup, 15 prill – Jo vetëm bursat e Nju Jorkut, Londrës dhe Tokios. Edhe tregu i Bit Pazarit në Shkup si duket po reagon pozitivisht ndaj zhvillimeve poashtu pozitive në Lindjen e Mesme, zhvillime që u përcollën me rënien e çmimeve të naftës. Kështu, gjatë ditës së sotme, është vërejtur rënie marramanedëse e disa prej çmimeve të pemëve dhe perimeve, që është pritur mjaft pozitivisht nga qytetarët të cilët janë lodhur nga shtrenjtimet e 40 ditëve të fundit, që erdhën në kohën kur realisht pritej shkaku i praverës, ato çmime të ulen.
Kjo veçanërisht mund të thuhet për çmimin e specave, që deri dje shkonte kryesisht në 300 denarë, shkruan kapita.mk. E sot, një kilogram i këtyre perimeve aq të kërkuara, mund të gjendet edhe me çmim prej 120 denarëve për kilogram, sado që ata më kualitativ kryesisht shiten me çmim 180 deri 200 denarë. Rënie e madhe vërehet edhe tek trangujt (kastravecat) që sot shiteshin me çmim 60-80 denarë, e rënie më e vogël, prej 20-30 denarëve për kilogram, vërehet tek domatet. Rënie e madhe e çmimit vërehet edhe tek dredhëzat, që sot shiteshin me çmim 120=140 denarë për kilogram, por edhe tek pemët josezonale si mollat e dardhatqë janë liruar për 10 deri 20 denarë.

