Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës, do të organizojë mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Prof. Dr. Ramiz Abdylit (10.11.1944 – 23. 2. 2026).
Ngjarja do të mbahet më 20 prill 2026, në orën 11:00, në auditorin, Nr. 445.
“Si shumë intelektualë të shquar shqiptarë, të cilët ideal të jetës së tyre e kishin përparimin e kombit dhe avancimin e proceseve në të gjitha viset shqiptare, edhe emri i profesor Ramiz Abdylit do të zërë vend të merituar në historinë dhe kujtesën tonë kombëtare.
Kontributi i tij ishte jetik në themelimin, konsolidimin dhe funksionimin e Universitetit të Tetovës. Veprimtaria dhe përkushtimi i tij do të mbeten udhërrëfyes i qartë se si një intelektual angazhohet me dinjitet e përgjegjësi për realizimin e objektivave madhore kombëtare.
Ju ftojmë të merrni pjesë për të nderuar figurën dhe trashëgiminë e tij”, theksohet në njoftimin e Fakultetit Filozofik pranë UT-së.

