Ejup Berisha

Si po i bie kjo puna me zyrtarizimin e gjuhës shqipe këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo është zyrtarizuar por e njëjta nuk mund të përdoret zyrtarishtë sepse disave nuk po u pëlqen veprimi i
e “zyrtarizuesve” të saj. Prandaj disa shqiptarë tërë kohës trumbetojnë se e kanë zyrtarizuar gjuhën shqipe e disa të tjerë thonë se ajo nuk është zyrtarizuar. Pra këta të dytët nuk u besojnë fjalëve të zyrtarizuesve të gjuhës shqipe.Paramendoni kemi ardhur në situate delikate Gjuha shqipe ne RMV mund te perdoret në komunikim zyrtar sepse ka ligj për përdorimin e saj por ne në anën tjetër nuk mund ta bëjmë këtë gjë. Dhe tani çështje thelbesore që parashtrohet para të gjithë shqiptarëve është se athua a është zyrtare gjuha shqipe ne vendin tonë apo nuk është. Në mesin tonë ka një debat por ai është shterp sepse zhvillohet vetëmse verbalishtë në relacionin është dhe nuk është pa argumente reale dhe konkrete.
Kur jemi te pyetjet duhet të parashtrohet edhe një tjetër e ajo ështe kjo Nëse është zyrtarizuar pse gjuha shqipe kontestohet nga disa athua pse po ndodhe ky kontestim. Kur jemi te çështja e zyrtarizimit gjithashtu duhet pyetur edhe kjo. Po të ishte gjuha shqipe me të vërtetë zyrtare a do të mund ta kontestonte ndojkush të njejtën këtu te ne. Të mos keqkuptohem tentime për kontestim ka pasur dhe ka por mundësi për kontestim real nuk do të mund tëkishte asesi nëse kjo është rregulluar me ligj. Pra jo jo atë nuk do te kishin mundësi dhe të drejtë ta kontestonin as kontestuesit e tjere e as disa shqiptar që po e kontestojnë të njejtën. Këtu pra është shumë e dukshme se diçka nuk ështe e çartë. Të jeni të bindur se po të ishte i rregulluar si duhet me ligj përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe atëherë ate asgj sdo të mund ta kontestonte e lere më ta pamundësonte. Ripërsëris në çështjen e zyrtarizimit të gjuhës shqipe ka dicka që ka mbetur e pa saktësuar apo e paçartësuar si duhet apo duhet thënë se në dispozitat ligjore të ligjit egzistues për përdorimin e gjuhëve egzistojne si duket disa zbrazë ti juridike. Prandaj diçka nuk është në rregull jo vetëmse me ligjin në fjalë por edhe me debatet egzistuese që po zhvillohen në opinion këtu në vendin tonë rreth zyrtarzimit apo mos zyrtarizimit të gjuhës shqipe. Po te ishte gjithçka në rregull me të njejtin ligj as ata të palës maqedonase që vuajnë nga rejting-mania nuk do te mund ta kontestonin e lere me disa shqiptar te tjere qe jane ngritur në këmbë jo te mbarë dhe e kontestojnë gjuhën tonë shqipe të “zyrtarizuar”. Kë
shtuqë çështja kryesore është se a është zyrtarizuar gjuha shqipe si duhet dhe sa duhet këtu ne RMV apo jo. Të gjitha lëvizjet dhe ngjarjet e fundit rreth çështjes që i ka ngritur në kë
mbë të gjithë kë
tu në RMV lënë
të kuptohet se gjuha shqipe nuk është zyrtarizuar ashtu si është dashur te zyrtarizohet se përndryshe kundë
rshtitë e sotme nuk do të kishin asnjë bazë të shë
ndoshë as juridike e as jo- juridike që të lindnin.Pra të njejtat do të ishin pa bazë e pa vend.

Gjuha shqipe dhe egzistimi i kushtit për ta përdorur ate në nivel zyrtar

Në bazë të ligjit egzistues për përdorimin e gjuhëve këtu në RMV gjuha shqipe mund të jetë në përdorim zyrtar por me kusht e ai është ky. Nëse në një teritor të caktuar ka 20 përqind të pjestarëve të bashkesisë së caktuar etnike që e flasin një gjuhë të caktuar atëher gjuha që e përdorin pjestarët e saj mund të jetë zyrtare.Pra për këtë arsye edhe gjuha shqipe mund të përdoret zyrtarishtë vetëm nëse plotesohet kushti që kërkohet 20 perqindeshit. Prandaj gjërat duhet të thuhen realishtë dhe ashtu siç janë pa tendenca. Ndërsa nëse duhet të thuhet e vërteta e ajo duhet të thuhet domosdoshmërishtë e dikush këtu e ka për obligim qëta na e thotë atë. E realiteti eshte ky: 1.Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe nuk është rregulluar si duhet dhe sa duhet me ligjin për përdorimin e gjuhëve.
2.Se disa dispozita te ligjit në fjalë janë të përgjithshme dhe
të paqarta në formulim. Prandaj këto krijojnë konfuzion gjatë intepretimit të tyre. 3.Se ka zbrazetira juridike në ligjin egzistues për përdorimin e gjuhëve dhe 5.Se gjuha shqipe mund te përdoret zyrtarishte por vetëm nëse plotësohet kushti. Prandaj debati rreth kësaj çështjeje duhet të zbresë nga selite e partive politike te baza apo te qytetarët. Eshtë më mirë e me vent që rreth saj me kompetencë të plote dhe me dituri mjaftueshme të debatojnë ekspertet jurdik dhe ata gjuhesor e jo të dëgjohen vetëmse komentet dhe sçarimet e politikanëve të të dyja taboreve politike atyre maqedonase dhe dy taboreve shqiptare.

sqShqip