Ejup Berisha

Televizioni Festa me seli në qytetin e Kumanovës po e feston një përvjetor shumë të gjatë e të rënd ësishëm të aktivitetit të saj mediatik. Bëhet fjalë për tridhjetë vjetorin e funkcionimit të suskeshëm dhe të pandërprerë në hapsirën mediatike të qytetit të Kumanovës me rrethinë. Me këtë rast unë si gazetar, televizionit në fjalë ia uroj përvjetorin i cili ka qenë mjaftë i sukseshëm dhe tejet I frytshëm jo vetëm për pronarin dhe të punësuarit e kësaj medie të lirë dhe të pavarur por edhe për qytetarët shikuesit dhe ndjekësit e saj të rregullt. Gjithashtu e përshëndes përkushtimin e kuadrit të televizionit Festa si psh:Të Pronarit, të redaktorëve, të gazetarëve dhe të kuadrit teknik për ti kurorzuar me sukses të gjitha përpjekjet dhe projektet e deritanishme të realizuara mediatike, që këtë televizion e kanë bërë tejet të veçantë në hapsirën mdiatike të Kumanovës e më gjërë. Me Televizionin Festa të udhëhequr dhe të menaxhuar me shumë sukses, me përkushtim dhe me profesionalizëm tejet të lartë nga Z. Nexhat Aqifi si dhe nga individ të tjerë që gjithashtu kanë dhënë mund, kontribut shumë të rëndësishëm por edhe që gatë gjith kësaj periudhe të gjatë kohore janë angazhuar maksimalishtë për mbarvajtjen dhe mrivajtjen e punëve të kësaj medie, qytetarët e Kumanovës me rrethinë kanë pasur një partner të sigurtë dhe të besueshëm, i cili atyre u ka siguruar informim të drejtë, të saktë dhe objektiv për gjithçka që ka ndodhur jo vetëm
në Kumanovë por edhe më gjërë në vendin tonë. Si dhe këta kanë pasur mundësi që të shohin dhe të ndjekin program të larmishëm televiziv me përmbajtje tjera intersante dhe aktuale mediatike. Televizionit Fsta i deshiroj punë të sukseshme, fat dhe mbarsi, pra shekulloftë me punë, angazhim dhe me përkushtim edhe më të madh profesional në hapsirën e larmishme mediatike jo vetëm të Kumanovës e më gjërë në RMV.

sqShqip