I ftuar në emisionin “KAFE SHQETO” në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qarri, eksperti i çështjeve ndërkombëtare Avenir Peka deklaroi se momenti kur një kryeministër fillon të qeverisë përmes kërcënimeve është shenjë se pushteti i tij po përfundon.
Duke komentuar situatën politike dhe hetimet e drejtësisë, Peka përdori metaforën e shahut për të shpjeguar zhvillimet e fundit. Sipas tij, institucionet e drejtësisë kanë goditur disa figura të rëndësishme politike, duke e krahasuar procesin me largimin e figurave në një lojë shahu.
Ai tha se kryeministri Edi Rama po përpiqet të fitojë kohë, duke mbrojtur bashkëpunëtorët e tij me shpresën se mund të ndryshojë konjuktura ndërkombëtare.
Peka u ndal edhe te marrëdhëniet ndërkombëtare dhe qëndrimi i faktorit ndërkombëtar ndaj rajonit pas vitit 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë. Sipas tij, për shumë vite prioritet për Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë stabiliteti në Ballkan, duke toleruar qeveri të forta në Tiranë dhe Beograd.
Në këtë kontekst, ai krahasoi mënyrën e qeverisjes në Shqipëri me atë në Serbi nën presidentin Aleksandar Vučić, duke theksuar se modeli i pushtetit dhe akuzat për korrupsion janë të ngjashme.
Sipas Pekës, situata po hyn në një fazë të re ku faktori ndërkombëtar duhet të zgjedhë mes ruajtjes së kredibilitetit të tij dhe mbështetjes së liderëve që, sipas tij, janë bërë barrë politike për rajonin. Në këtë proces, ai theksoi rolin e SPAK dhe të reformës në drejtësi në Shqipëri.
Peka:
Domethënë në momentin që kryeministri, ose ky i fuqishmi, fillon edhe sundon me kërcënime, pushteti i tij ka mbaruar. Ka marrë fund. Rama shpesh kur mundte Bashën me këto lojëra, i thoshte unë të loza shah.
Në 2019, 2021 i thoshte unë të loza shah. Dhe në gjuhën e shahut, po ta analizojmë skemën, është që deri tani SPAK-u i ka marrë disa nga ushtarët, ja ka marrë torrën Erion Veliaj. Belinda ishte mbretëresha, iku dhe mbretëresha. Kush e ka radhën pas mbretëreshës? E ka mbreti. Dhe ai mbron mbretëreshën, domethënë, që qytetarët ta kuptojnë, nuk është çështje presioni apo shantazhi që i bën Belinda Ramës.
Sepse atë presion, atë shantazh e ka prokuroria në dosje. Në dosje kanë gjithçka ata. Sot ku është i përfshirë Rama, se si e ka dhënë tenderin, me të gjitha është aty, me komunikime me me të gjitha. Por, Rama po e mban Belindën sepse po loz në kohë shtesë. Në kohë shtesë loz me shpresën që të shtyhet koha sa më shumë, se ndoshta ndryshon konjuktura ndërkombëtare dhe e gjen llafin.
Atë e kam thënë në studion e lajmeve, këtu është bukuria që vret. Ajo që ka ardhur nga Greqia nuk e di pse si ka ardhur. Por çështja është që, tani kemi arritur në fazën e armiqve të brendshëm dhe të jashtëm.
Se në gjithë këto vite thoshte mos shani në anglisht, na thoshte ne. Tani u thotë në grup parlamentar se kanë dalë gjermanët. Po na dëmtojnë interesat strategjike të Shqipërisë gjermanët. Çfarë po dëmtojnë gjermanët? Gjermanët thjesht kanë sjellë dosjen e call center-ave, që është Olsi aty. Ky është dëmtimi i gjermanëve. Gjermanët thjesht kanë vendosur, siç ka vendosur dhe Bashkimi Europian edhe Rama, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të mos i hajnë më pallavrat e Ramës.
Bashkimi Europian ka arritur në konkluzionin, domethënë ka arritur në fazën që mjaft është mjaft dhe këtë monstrën, s’e mbrojmë dot më. Edhe çohet e del pastaj me këto. Njëherë bën një editorial me Vuçiçin.
Pastaj del e thotë që kush e prek Kosovën ka prekur Shqipërinë. Ky është ky që bëri editorialin bashkë me Vuçiçin, pastaj del e thotë…
Pastaj del e thotë që po nuk më deshën europianët dhe amerikanët kemi Kinën që na na lutet. Edhe fut këtë, tash në gjeopolitikë.Në gjeopolitikë, ky nuk është ky qëndrimi i Ramës. Ka pasur në kohën e Gruevskit, ku ishte nga 2014, 2015-a. ëë, gjithçka që ndodhte në botë e lidhte me zhvillimet e brendshme. Edhe pa dalë një barcaletë. Barcaletë shumë e shkurtër. Edhe barcaleta shkonte kështu, po citoj. Është bërë një studim shkencor sipas, e cila ka analizuar sjelljen seksuale të breshkave, se si ndikon në negociatat midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin.
Të njëjtën gjë bën edhe, edhe Rama.
Por nuk, nuk është, nuk është fakti që Rama është, e ka humbur sensin gjeopolitik.
Në 2014-ën Rusia ndërhyri në Ukrainë dhe mori Krimenë. Nga ai moment e mbrapa, gjithçka që ka ndodhur në Europë dhe raporti midis Bashkimit Europian edhe Ballkanit ka qenë i fokusuar në çështjet e stabilitetit dhe të sigurisë. Qeverisja, demokracia, ekonomia, krimi e një tjetër, kanë qenë plan të dytë. Kanë menduar që rajonin ta mbajnë. Në konkluzionin e tyre rajoni mbahet duke mbajtur një dorë të fuqishme në Tiranë dhe një dorë të fuqishme në Beograd. Dhe për aq kohë sa të dy i sillnin bashkëpunim me njëri-tjetrin, pra nuk i sillnin probleme, nga kjo vjen edhe Ballkani i hapur e gjitha këto përrallat e të tjera. Për aq kohë sa ata komandonin dhe kontrollonin situatën e rendit dhe të sigurisë edhe në vendet e tyre, Bashkimi Europian, bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishin në rregull. Pse? Sepse kishin sfida. Kjo u agravua edhe më tepër në 2022-shin kur Rusia pushtoi Ukrainën.
Merr krahaso qeverisjen e Ramës në Tiranë dhe qeverisjen e Vuçiç në Beograd. E njëjtë. Korrupsion këtu, korrupsion atje. Trafik droge këtu, trafik droge atje. Kartele këtu, kartele aty. Amerika Latine këtu, Amerika Latine atje. Vëllai i Ramës këtu, i Sandrit atje. Madje madje, këto ditë që po flasim, këtë javë që shkoi, në Serbi ka plas skandal i madh. Sepse është përdorur ambasada e Serbisë në Portugali për të çuar, për të çuar ngarkesa me drogë. Pra ka qenë policia e ka hetuar.
Pastaj, Sorosi këtu, Sorosi atje. Tony Blair këtu, Tony Blair atje. Presidenti francez këtu, presidenti francez atje…
Sepse arrin në një kohë kur kthehesh në barrë. Dhe implikimi i tyre në në në kartelet ndërkombëtare të trafikut të drogës është aq i madh, saqë është futur dhe tani ka përplasje me Amerikën Latine midis objektivave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe këtu. E para. E dyta, vjen një moment kur bëhet mullar edhe qelbët, edhe do të duhet të vësh dorë. Dhe sot jemi në fazën kur, ëë, o do ruhet ëëë, kredibiliteti i faktorit ndërkombëtar, o do shkërmoqet bashkë me Ramën. Dhe shkojmë tek reforma në drejtësi edhe tek SPAK-u.
© SYRI.net

