Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë me origjinë shqiptare: Përparim Avdili (FDP), Reis Luzhnica (PS / SP) dhe Dafi Muharremi (PS / SP)
Valentina Fazlija, nga partia FDP, është zgjedhur për herë të parë ansambleiste në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut.
Me zgjedhjen e saj, qyteti i Cyrihut tashmë ka katër ansambleistë me rrënjë shqiptare, një tregues i rëndësishëm i rritjes së përfaqësimit të komunitetit shqiptar në politikën lokale.
Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë me origjinë shqiptare: Përparim Avdili (FDP), Reis Luzhnica (PS / SP) dhe Dafi Muharremi (PS / SP)
Zgjedhja e Fazlijës konsiderohet një sukses tjetër për komunitetin shqiptar në Zvicër dhe dëshmi e angazhimit gjithnjë e më të madh të shqiptarëve në jetën politike dhe institucionale të vendit.
Përfaqësimi i katër politikanëve me rrënjë shqiptare në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut tregon gjithashtu integrimin dhe kontributin e diasporës shqiptare në jetën demokratike dhe shoqërore të Zvicrës./albinfo.ch

