Problemi me letërnjoftimet, në rrugë pa krye
Zgjedhjet lokale po afrohen, ndërsa nuk ka zgjidhje për qytetarët me letërnjoftime të skaduara. Ministria e Drejtësisë nuk tregon se si do të zgjidhet problemi, pasi kryeministri Zaev njoftoi se do të gjendet një zgjidhje që këto persona të mund të votojnë.
Ministria e Drejtësisë
“Ministria e Drejtësisë është në koordinim me institucionet tjera kompetente dhe punon intensivisht për këtë çështje. Kur të arrihet zgjidhje e plotë, publiku do të informohet në kohën e duhur dhe në mënyrë të detajuar.”
LSDM-ja kërkon që të miratohet ligji, i cili ka ngecur në Parlament me rreth 1.500 amendamente, kryesisht nga e Majta.
“VMRO-DPMNE dhe E Majta bllokojnë, pengojnë, zvarrisin. Qeveria e drejtuar nga LSDM po gjen zgjidhje. Qytetarëve nuk duhet t’u mohohen të drejtat themelore vetëm për shkak të interesave partiake të VMRO-DPMNE-së dhe të Majtës, që i bëjnë në Parlament”.
Përveç kësaj, deputetët janë në pushime këtë muaj. Në një situatë të tillë, VMRO – DPMNE apelon derisa të gjendet zgjidhje në Parlament, Qeveria të shpallë tender që Ministria e Brendshme të mund të lëshojë letërnjoftime me ligjin e vjetër dhe emrin e vjetër të shtetit.
“Qeveria është e thirrur të përgjigjet për gjithçka, atëherë ne do të prononcohemi. E shikoni që ata miratojnë masa që gjysma e njerëzve nuk i pranojnë, nuk ka letërnjoftime, njerëzit luftojnë të kenë dokument dhe po bëhet kaos total në vend…”- deklaroi Vllado Misajllovski- nënkryetar i VMRO DPMNE-së.
Sipas VMRO-së, deri në miratimin përfundimtar të ndryshimeve ligjore mund të kalojnë më shumë se tre muaj, kështu që, qytetarët nuk munden të mos marrin dokumente të reja gjatë kësaj periudhe. Për opozitën gjithashtu është e papranueshme që një qytetar të regjistrohet ose të votojë me vërtetim nga Ministria e Brendshme dhe dokument pa afat. Deri më tani, më shumë se 40,000 qytetarë kanë problem të tillë. Disa prej tyre për herë të parë nxjerrin dokument të tillë, ndërsa të tjerët janë duke pritur për letërnjoftim të ri. Ministria e Brendshme ka ndryshuar programin kompjuterik dhe tani kartelat e identitetit duhet të bëhen me emrin e ri kushtetues. Megjithatë, edhe pse qytetarët aplikojnë dhe fotografohen, shteti nuk mund t’i lëshojë sepse ndryshimet në Ligjin për letërnjoftime nuk janë miratuar.