Anëtari i Lëvizjes BESA Dafi Muaremi fitoi në garën për asambleist në Zürich në zgjedhjet e djeshme lokale! Këtë lajm e ka shpërnda edhe vetë kryetari i Besës, Bilall Kasami. Besa e Kasamit tani në mënyrë indirekte bëhet me këshilltar komunal në Cyrih të Zvicrës.

“Lajme të mira nga Zvicra, ku anëtari i Lëvizjes BESA Dafi Muaremi fitoi në garën për asambleist në Zürich në zgjedhjet e sotme lokale!

Dafin e kemi aktivist të vyeshëm në Besë, koordinator të diasporës në Zürich dhe ish-anëtar kryesie.

I urojmë rizgjedhjen e merituar si asambleist, me bindjen e plotë se do të ketë një tjetër mandat të suksesshëm në shërbim të qytetarëve të atij vendi!”, ka shkruar Kasami.

sqShqip