Maqedoni

Interesim i lartë i kandidatëve të pavarur në zgjedhjet lokale

Në Njësitë rajonale të KSHZ-së, kanë filluar mblidhen nënshkrime për lista të pavarura për zgjedhjet këshilltar dhe për kandidat të pavarur për kryetar komune, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Siç njoftojnë nga KSHZ, deri dje, nënshkrime të duhura i kanë siguruar dy lista për kandidatë për anëtar të këshillit në komunën e Kavadarcës dhe atë: Lista e Petar Kampevskit dhe ajo e Risto Sakalievit. Ndërsa në Kominën e Kopanit lista e kandidatëve e kryesuar nga Aki Akiev dhe në qendër lista e kandidatëve e kryesuar nga Jana Ballçeva Andreevska.

Grupi i zgjedhësve Petar Kampevski, për listë të kandidatëve për anëtarëve të Këshillit të Komunës Kavadarcë,
Grupi i zgjedhësve Petar Kampevski, për listë të kandidatëve për anëtarëve të Këshillit të Komunës Kavadarcë,
Grupi i zgjedhësve Aki Akiev, për listë të kandidatëve për anëtarëve të Këshillit të Komunës Koçan,
Grupi i zgjedhësve Jana Ballçeva Andreevska, për listë të kandidatëve për anëtarëve të Këshillit të Komunës Qendër.
Nga KSHZ po ashtu njoftojnë se vazhdon mbledhja e nënshkrimeve edhe atë për nëntë kandidatë për kryetar komunash dhe atë:

Për komunën e Manastir, Zoran Llazarovski-Palo,

Për komunën e Rosomanit, Stojanëe Llazarov,

Për komunën e Makedonska Kamenicës, Dejançe Velinovski,

Për Komunën e Ohrit, Senad Useinovski,

Për komunën e Sveti Nikollës, Sllobodan Danevski,

Për komunën e Vasilevës, Ilo Angellov,

Për komunën e Bërvenicës, Enver Pajaziti,

Për Komunën e Karposhit, Vasko Kostov

dhe për qytetin e Shkupit, Ane Petrovska

Po ashtu janë 13 lista të cilat mbledhin nënshkrim për të garuar si të pavarura për këshillat komunal dhe atë nga një në komunat Mogila, Vinicë, Çeshinovë-Obleshevë, Kumanov, Sveti Nikollë, Tetovë, Veles, Gazi Babë, Karposh dhe Qyteti i Shkupit, ndërsa për këshillin komunal në Ohër nënshkrime mbledhin tre lista të pavarura.

Mbledhja e nënshkrime për lista dhe kandidat të pavarur në njësit rajonale dhe zyrtar e KSHZ-së, do të zgjasë deri më 30 gusht, në ora 24.00.

Prej nesër dhe deri më 9 shtator do të filloj edhe shqyrtimi publik i Listës Zgjedhore për zgjedhjet lokale, pas çka Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë gjendjen e re të të dhënave që do të përdoren ditën e zgjedhjeve. Qytetarët në këtë afat mund të parashtrojnë kërkesë me shkrim për regjistrim, fshirje ose plotësim në Listën e votuesve, duke u drejtuar në njësitë rajonale ose zyrat e KSHZ -së, ose edhe në mënyrë elektronike duke i shkruar Komisionit dhe të paraqesin dëshmitë e duhura. Qytetarët mund t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në listën e votuesve përmes ëeb-faqes së KSHZ-së. Afati i fundit për mbylljen e Listës Listës Zgjedhore është 24 shtatori, ndërsa e njëjta duhet të nënshkruhet deri më 1 tetor. Sipas afateve të rregullta, zgjedhjet lokale duhet të mbahen me 17 tetor./Alsat