Shkruan: Feride Haxhiu, Deputete

Gruaja është simbol i forcës, guximit, përkushtimit, humanizmit dhe suksesit. 🫶

Ajo ecën pa u ndalur.
Edhe sot, përballë paragjykimeve dhe sfidave të dyfishta, ajo vazhdon të qëndrojë e fortë.

Sepse gruaja nuk dorëzohet.
Çdo sfidë e kthen në forcë për të ecur përpara dhe për të frymëzuar ndryshimin në shoqëri.

Roli i gruas nuk kufizohet vetëm në familje, por ajo është sinonim i zhvillimit të shoqërisë!

Barazia dhe respekti i të drejtave të grave janë themeli i një shoqërie më të fortë, sepse kur gratë udhëheqin, shoqëritë bëhen më të forta dhe paqja më e qëndrueshme.

Ligjet dhe institucionet janë vetëm një pjesë e zgjidhjes, ndryshimi i vërtetë fillon me përgjegjësinë e secilit prej nesh.

Gëzuar 8 Marsin! ♥️🌹

sqShqip