Ejup Berisha
Më 19 tetor në ditën e mbajtjes së rrethit të parë të zgjedhjeve lokale këtu te ne unë do të dal në vendvotimin tim në Çair dhe do ta realizoj të.drejtën e votës si qytetar. Me këtë rast nuk do ta votoj asesi një kandidat të një grupimi tallava subjektesh politike por do ta votoj një kandidat të disa subjekteve politike shqiptare. Nuk do ta votoj kurrën e kurrës Kandidatin e AKI-së BDI-së.
E me plot dëshirë do ta votoj kandidatin e VLEN-it. Bujar Osmanin nuk do ta votoj sepse së pari ky e ka huqur totalisht fushatën. Për ata që marrin vesh diçka në politikë kjo zhvillohet për të folur për tema dhe çështje lokale e jo për tema çëndrore dhe ndërkombëtare. A tarsimi në BE nuk
është temë kryesore e zgjedhjeve lokale por Bujari në vazhdimsi e përmend të njejtën. Temë e këtyre zgjedhjeve nuk është as lufta kundër krimit dhe korrupcionit por kandidati i AKI-BDI-së gjithashtu premton luftë kundër tyre. Pushteti lokal nuk
është i përgatitur për këtë lloj lufte përpos me premtime dhe gatishmëri individuale të kandidatëve apo dhe Kryetarëve të Komunave të cilët ndodhen nëpër poste. Mekanizma për luftë efikase dhe efektive kundër krimit dhe korrupcionit ka pushteti çëndror. Dhe çka është interesante gatishmërinë për një luftë të tillë kundër këtyre dy të këqijave shtetrore dhe shoqërore Bujar Osmani nuk e ka pasur kur ky ndodhej gjatë kohë në pushtetin çendror e tani si do ta lufton ky krimin dhe korrupcionin nga selia e Komunës së Çairit. Nëse Bujari ka qenë i interesuar për që
shtjen e luftimit të tyre atëher ky është dashur të tenton ta marr postin e Kryetarit të Komisionit shtetror për parandalimin e korrupcionit e jo të kandidon për postin e të parit të Komunës.
Tema e integrimeve europjane pra nuk e ka vendin në kuadër të fushatës së zgjedhjeve lokale. Dhe do të themë se Bujari edhe në çështjen në fjalë nuk është i sinçertë dhe serioz pasiqë ky një kohë të gjatë ka mbajtur poste të rendesishme ministrore në Qeveri dhe i njejti nuk ka bërë asgjë konkrete për antarsimin tonë në BE. E subjekti i tij politik dikur BDI e tani AKI në vend të europjanizimit të çështjeve lokale dhe çendrore ka kontribuar për afrikanizimin e tyre këtu në RMV. Izetin do ta votoj pasiqë ky është më me përvojë më i aftë dhe më i artikuluar sa i përket fushatës si dhe temave të pushtetit dhe vetqeverisjes lokale. Derisa Bujari ështe shumë jashta temave kryesore dhe të rëndësishme lokale e njejta nuk mund të thuhet për Izetin i cili është shumë brenda tyre kur bëhet fjalë për fushatën e zgjedhjeve lokale. Derisa Bujari nuk e ka përvojën e duhur për temat dhe çështjet lokale Izeti e ka përvojen por dhe ky ka bërë shumë veprime konkrete në Komunën e Çairit gjatë kohës sa ka qenë i pari i saj. E në pushtet janë të mirë të pranueshëm të frytshëm dhe të sukseshëm vetëm ata që e kanë përvojën e duhur dhe i posedojnë dituritë. E këto përsëris i ka Izet Mexhiti i Vlenit e jo Bujari i AKI-së BDI-së. Prandaj Bujar më vjen keq por për ty nuk kamë votë në këto zgjedhje por të njejtën do tia besoj Izetit.