Ejup Berisha
Duhet pasur kujdes se kujt i besohet posti i Presidentit të Republikës, ky u takon më të mirëve dhe më të aftëve!
Postin e Presidentit të Republikës e duan shumica e qytetarëve në shtet. Këtë e meritojnë të gjithë ata njerëz të moshës madhore të cilët janë shtetas të një shteti, apo dhe ata të cilët janë të shëndoshë fizikisht dhe psiqikisht. Por këtë post shumë të rëndësishëm shtetror e merr që ta ushtron vetëm se një individ. Pra, të njejtin e meritojnë vetëmse ata të cilët e duan dhe e ndihmojnë shtetin dhe qytetarët e vendit pa hile, pa dredhi dhe pa gënjeshtra. Vlersoj se janë të lodhshme dhe të bezdisshme pyetjet e parashtruara shumë shpesh në opinion të tipit a e meriton ky a ai person i gjinisë mashkullore apo dhe kjo apo dhe ajo pjestare e gjinisë femër postin në fjalë. Këtu te ne në RMV posti i të parit të shtetit merret nga votat e qytetarëve ndërsa në Kosovë dhe në Shqipëri nga votat e përfaqsuesve të qytetarëve në Kuvendin e Republikës. A kemi ne njerëz që janë të nevojshëm, te vlefshëm dhe të domosdoshëm jo vetëmse për shtetin por edhe për qytetarët që të zgjedhen President Republike. Përgjigja është po! Por a i zgjedhim ne të tillët në këtë post? Përgjigja fatkeqsisht është jo! Njerëzve të zotë, të nevojshëm dhe të duhur duhet tu besohet posti i të parit të Republikës, ky njëherit është edhe obligim i domosdoshëm patriotik që duhet të bëhet nga ana e qytetarëve atje ku Presidenti zgjedhet drejtëpërdrejtë nga votat e tyre, por edhe nga ana e Partive politike aty ku ai zgjedhet në Kuvendin e Republikës. Nëse shpesh ky post u është besuar individëve me intelegjencë mesatare apo dhe disave pa intelegjencë atëher do të duhet që ky post përherë tu besohet njerëzve me intelegjence, me guxim dhe me largpamësi. Pse qytetarët lodhen me pyetjen se a e meriton ai apo dhe ajo postin e Presidentit të shtetit. Ripërsëris këtë post e meritojnë të gjithë kështu e meritoj unë dhe ti por edhe ai apo ajo por i njejti duhet tu besohet vetëmse atyre individëve të cilët të njëjtin e
ushtrojnë me dituri, me intelegjencë, me shkathtësi dhe me nderë. Një këngë në gjuhën frengjishte e titulluar “Sikurse të isha President Republike”, e vërteton thënien time të mësipërme se postin e Presidentit e duan të gjithë dhe se bartësi i tij duhet të jetë perveçse udhëheqës shteti, ai apo ajo, duhet të jenë edhe sherbetor si dhe perkujdesës i qytetarëve. Të njëjtët këtyre duhet tu sigurojnë qetësi, lumturi por dhe siguri. Po të isha President Republike këto gjëra do ti bëja të mundura për të gjithë bashkshtetasit dhe bashkombasit e mi. Kështu do të thoshin pa ndalë të gjithë ata individë që ia kanë mësy postit të Presidentit. Por nga e thëna në realizim egziston njëhendek i patejkalueshëm.
Pasiqë një gjë janë premtimet dhe krejt tjetër gjë janë realizimet. Mendoj se ka ardhur koha që të mbisundojnë realizimet në llogari të premtimeve të shumta të dhëna të cilat shumë shpesh edhe nuk realizohen. Momentalishtë debati se kujt duhet ti takon Posti i Presidentit është i pranishëm në RKS për shkak të skadimit të shpejtë të mandatit të Presidentes së tanishme Vjosa Osmani. Edhe atje ngjashëm si në çdo shtet të botës me rregullim Republikan posti i tillë.u takon të gjithë qytetarëve që i plotësojnë kriteret Kushtetuese dhe ligjore për tu zgjedhur. Por kur është në pytje zgjedhja e Presidentit të Republikës në Republikën e Kosovës mendoj se i njëjti sërish duhet ti besohet Kryetares së tanishme Vjosa Osmani.

