Arrestohet nëna 36 vjeçare Policia në “Gjorçe Petrov” të Shkupit mbrëmë në orën 2:05 pas mesnate privuan nga liria një grua 36-vjeçare nga Velesi. Më parë, policia e Velesit ishte njoftuar se ajo kishte lënë pesë fëmijët e saj në shtëpi dhe ishte nisur për në Shkup, transmeton portali Lideri.mk.
Siç raportoi sot policia, për rastin është njoftuar prokuroria publike dhe pas dokumentimit të rastit, kundër saj do të ngrihen akuza përkatëse./Lideri.mk

