Ejup Berisha
Safe City është pasojë e sjelljeve të papranueshme, të patolerueshme dhe të pahijshme të disa pjesmarrësve në komunikacion, dhe atë disa vite me radhë. Apo ky është më shumë pasojë e mendjemadhësisë dhe çmendurive të shumta të manifestuara nga ana e ngarësve të makinave në raport me pjesmarrësit e tjerë në komunikacion. Çmenduri është ngarja e makinave me shpejtësi marramendëse jashtë gjitha normave të lejuara njerëzore dhe juridike. Kjo ka ndodhur dhe po ndodhë nëpër rrugët dhe rrugicat e qyteteve dhe fshatrave tona. Këtu ka raste kur ndonjë individ e nget makinën edhe deri më 200 km në orë. Kjo gjë përsëris është e ndaluar me të gjitha norma egzistuese. Në shtete normale ka rregulla të cilat përcaktojnë se sa shpjetë apo ngadal mund dhe duhet të ngiten makinat. Çështja e rregullimit të spejtësiasë së tyre nuk guxon tu lehet në kompetncë qytetarëve. Kjo për faktin se po iu la të njejtëve një çështje e tillë në dorë paraqitet anarkia në shtet dhe në shoqëri. Këtë çështje duhet ta rregullojnë Institucionet kompetente shteterore. Këta këtë e bëjnë me norma të përgjithshme apo dhe të veçanta juridike varëshishtë prej kushteve dhe rrethanave ehzistuese në terren. Pra rendin dhe ligjin nuk duhet ta bëjnë dhe nuk mund ta bëjnë qytetarët por këto i bëjnë institucionet shtetërore. E qytetarët mund ta bëjnë vetëmse jo-rendin dhe ta zbatojnë anarkinë. E ne këtu në RMV kemi anarki në komunikacion vite me radhë. Si pasojë e saj janë disa qindra jetë të humbura dhe disa qindra persona të gjymtuar apo të sakatosur. Dhe ja derisa unë sot po çarkulloja në relacionin Shkup Veri-Gazibabë gati asnjë ngarës i makinave nuk e përdori frenin për të më lejuar që
të kaloja nga njëri skaj te tjetri skaj i rrugës. U desht pra unë që ta luaj rolin e Karl Luisit vrapuesit të njohur Olympik apo që të vrapoj me shpejtësi që mos të më godet ndonjë makinë. Kjo pra është edhe mendjemadhësi por edhe çmenduri e ngarësve të makaniave këtu në Kryeqytetin tonë. Po flas për gjendjen e sotme ditë e Hënë më 26 Janar të vitit 2026. Prandaj u desht që të vinim në situatë që organet kompetente të reagojnë apo të intervenojnë me propozimin që të zbatohet rexhim më rixhid i rregullimit të komunikacionit kohëve të fundit i njohur si Safe City. Çë sikurse të kishim pasur pak më shumë vetëdije dhe tolerancë nuk do të vinte në rend dite propozimi për zbatimin e tij. Pra Safe City-n e kemi me meritë të disa individëve që kanë manifestuar sjellje delikuente në komunikacion. Apo këtë gjë e kemi kërkuar vite me radhë dhe tani duhet ta durojmë. Kjo në gjuhën anglishte i bie You asked for it që në përkthim në gjuhën shqipe don të thotë Keni kërkuar shikoni. Prandaj është dashur me kohë disa individ ti eliminojnë mendjemadhësinë dhe çmenduritë në komunikacion. Nuk ngiten makinat me to sepse duhet paguar çmimin.

