Në Qendrat Komunale të Numërimit janë verifikuar votat për subjektet politike nga 2290 prej 2557 qendrave të votimit, përkatësisht nga 89.56% të qendrave të votimit. Nga këto qendra janë numëruar edhe votat për kandidatë për deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 48.84 për qind, pasuar nga PDK-ja me 21.39 për qind, LDK-ja me 12.89 për qind dhe AAK-ja me 5.70 për qind.

Sa i përket kandidatëve për deputetë shtatë prej tyre kanë kaluar shifrën e 100 mijë votave, bazuar në numërimin e votave nga 89.56 për qind të qendrave të votimit, gjashtë prej tyre nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga radhët e VV-së më të votuarit janë Albin Kurti me 311 mijë e 573 vota, pasuar nga Glauk Konjufca me 241 mijë e 582, Albulena Haxhiu me 127 mijë e 114 vota, Hekuran Murati me 125 mijë e 901 vota, Donika Gërvalla-Schwarz me 113 mijë e 570 vota dhe Xhelal Sveçla me 100 mijë e 883 vota.

Shifrën e 100 mijë votave e ka kaluar edhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza. Ai deri më tash ka mbledhur 140 mijë e 461 vota.

Në këto vota nuk llogariten edhe votat me kusht dhe ato nga jashtë.

sqShqip