Maqedoni

Valon Syla: Çka thanë diaspora po han çebapa e pleskavica në 38 gradë celcius

Gazetari Valon Syla ka vazhduar shakatë me mërgimtarët, të cilët së fundmi kanë nisur edhe t’i përgjigjen deklaratave të tij.

“Çka thanë diçka diaspora po han çebapa e pleskavica në 38 gradë celcius. Hani fli, speca, sallatë deri sa flladitet, se ju rrokë barku”, ka shkruar Syla në Facebook.

Syla është përballur së fundmi edhe me fyerje nga disa mërgimtarë, të cilët nuk i kanë pritur mirë deklaratat e tij për diasporën.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Syla edhe ishte sulmuar fizikisht nga një mërgimtar, i cili pastaj ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.