Maqedoni

Filipçe: Pjesëmarrja në ngjarje publike vetëm me certifikatë vaksinimi kundër Covid-19

Qytetarët duhet të kuptojnë se vaksinimi është shpëtimi i vetëm nga Covid-19, tha sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce, i cili njoftoi se nga vjeshta në ngjarje publike qoftë në ambient të hapur apo të mbyllur, pjesëmarrja do të jetë e mundur vetëm me certifikatë vaksinimi kundër Covid-19.

“Askund në botë vaksinimi nuk është obligativ, për këtë arsye duhet të mendojmë për disa zgjidhje alternative, për shembull pjesëmarrja në ngjarje publike qoftë në ambient të hapur apo të mbyllur, në kinema, në ngjarje kulturore, të mund të bëhet vetëm me certifikatë vaksinimi kundër Kovid-19″, tha Filipçe.