Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, sot priti në takim kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani.
“Takimet e ndërtuara mbi respekt dhe mirëkuptim flasin më shumë se çdo formalitet. Në këtë frymë u realizua edhe vizita e znj. Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës, e cila erdhi për të më uruar dhe për të konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit tonë.
Kjo vizitë ishte shprehje e respektit dhe angazhimit të ndërsjellë, e bazuar në komunikim të hapur dhe në besim të ndërtuar ndër vite. E falënderova sinqerisht për mbështetjen e vazhdueshme dhe për bashkëpunimin që kemi zhvilluar deri më tani, e i cili bashkëpunim do të vazhdojë edhe tash e tutje”, njoftoi Mexhiti pas takimit.

