Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës të RMV-së, Fatlum Jusufi, sot ka pranuar në takim nënkryetarin e Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare për qytetin e Osijekut në Kroaci, si dhe në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në Prefekturën e Osijekut dhe Baranjës, Mendu Imeri.
“Gjatë takimit u diskutuan çështje me rëndësi për mërgatën shqiptare, me theks të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, arsimin, si dhe forcimin e bashkëpunimit institucional në shërbim të shqiptarëve në Kroaci.
Faleminderit për ftesën dhe gatishmërinë për bashkëpunim në dobi të komunitetit shqiptar”, deklaroi pas takimit për portalin Lideri.mk, Mendu Imeri.

