Në Ministrinë për Çështje Evropiane sot u bë pranim- dorëzimi i funksionit të ministrit për Çështje Evropiane, pas vendimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka Bekim Sali mori detyrën nga ministri i deritanishëm Orhan Murtezani.

Në takim, në kuadër të pranim-dorëzimit të detyrës, u shqyrtuan aktivitetet aktuale dhe prioritetet e përcaktuara nga agjenda evropiane. Orhan Murtezani i uroi mandat të suksesshëm pasardhësit të tij, ndërkaq ministri i ri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, theksoi vendosmërinë e tij në vazhdimin e proceseve reformuese dhe avancimin e mëtejshëm në rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

sqShqip