Kryetari i Mitrovicës Faton Peci, në një prononcim për Kosovo Online, në gjuhën angleze, që mezi kuptohej e ka kaluar servilizmin në nivele të pa para. Ai ka propozuar që hiç më pak se për së gjalli, urës në Mitrovicë t’i vendoset emir i Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
“Unë jam Kryetar i Mitrovicës, dhe unë do ta propozoj këtë propozim, sepse është përsoni, atuoriteti që e bëri të mundur këtë urë, që është në të mirën e njerëzve në dy anët e lumit, dhe ai është Kryeministri jonë Albin Kurti. Unë këtë do ta propozoj në mekanizmat e nivelit lokal që ta emërojmë këtë urë me emrin Albin Kurti, sepse ai është personi që e bëri mrekullinë në Mitrovicë dhe në të gjithë vendin tonë”, tha Peci.

