May 21, 2024
Maqedoni

Bekteshi: E ka thënë Mexhiti, për çështjet e kombit mos u matni me Ali Ahmetin

Azir Aliu tha se BDI nga frika ka krijuar një tabor të përzier nga turqit, romët, boshnjakët dhe shqiptarët dhe shtoi se shpreson që edhe në program BDI të ketë program qytetar pasi siç tha, kanë ndryshuar qasje nga të gjelbër në parti qytetare.

E për këte iu kundër përgjigj Kreshnik Bekteshi, ku tha se vetë Izet Mexhitit e ka thënë se me Ali Ahmetin nuk duhet matur për çështjet e kombit.

“Është diçka shumë e çuditshme që keni një koalicion, prej firkës së madhe dhe asaj që kërkoni gjithë kohës të ketë dy tabore shqiptare, e bëtë një tabor pastër shqiptar dhe një tabor që është i përzier nga turqë, romë, shqiptarë, boshnjakë”, tha Aliu.

“Do t’i përgjigjem zotëri Azir Aliut me atë që e ka thënë publikisht partneri i tij i koalicionit, në këtë rast Izet Mexhiti edhe e ka thënë nga Sheshi Skënderbe në atë kohë kur fliste kundër politikave të ASh-së, e tha shumë mirë dhe çartë “Sa i përket çështjes shqiptare, çështjes së kombit vetëm me Ali Ahmetin mos mateni””, tha Bekteshi