Sigurimi i diskotekës në Prishtinë e nxori jashtë Xherdan Shaqirin, shkaktuan probleme me shoqëri
Xherdan Shaqiri është njëri prej yjeve më të mëdha të futbollit shqiptar, e po ashtu edhe i Zvicrës.
Gjatë karrierës së tij tashmë kogja të gjatë e të bujshme vazhdimisht ka dhuruar momente krenarie, jo vetëm te shqiptarët, por edhe te zviceranët dhe te tifozët e klubeve të huaja ku ka luajtur, si në Zvicër, Gjermani, Angli, Itali, e së fundmi edhe në Amerikë.
Mirëpo, futbollisti me famë botërore që ka fituar edhe dy tituj të Ligës së Kampionëve mbrëmë e ka prodhuar një lajm të pahijshëm, shkruan Gazeta Express.
Ai ka ardhur në Kosovë për pushime dhe mbrëmë kishte dalë për t’u argëtuar në njërën prej klubeve të natës më të njohura në Prishtinë.
Mirëpo, Shaqiri me një grup shokësh që e shoqëronin janë detyruar nga sigurimi i diskotekës të dalin jashtë.
Shkak kanë qenë sjelljet e pahijshme të tyre dhe ankesat e të rinjve tjerë prezentë që ishin afër tyre.
E një figurë publike ka qenë prej të pranishmeve e cila ka hasur në sjellje të pahijshme dhe të pakontrolluara të Shaqirit dhe shokëve të tij.
Sidoqoftë, Gazeta Express përmes burimeve të saj të sigurta e ka konfirmuar që personi të cilit i referohet ka qenë pikërisht ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri me disa shoqërues të tij, te të cilët kanë shkuar sigurimi dhe kanë kërkuar që të largohen nga diskoteka.