May 19, 2024
Maqedoni

Dje janë vaksinuar 6.478 qytetarë

Dozën e parë të vaksinës kundër Kovid-19 dje e kanë marrë 3 712 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 6.478 qytetarë. Në pikat e vaksinimit në shtet në përfundim me ditën e djeshme janë vaksinuar 285.957 qytetarë. Gjithsej janë aplikuar 494.909 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 208.592 qytetarë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Në numrat e fundit, siç theksohet në kumtesë, të paktën një dozë e kanë marrë 51 për qind e popullatës mbi 70 vjeç, 45 për qind e popullatës mbi 65 vjeç dhe 38 për qind e popullatës mbi 60 vjeç.

“Vaksinimi po zhvillohet pa probleme në të gjitha pikat e vaksinimit në shtet. Interesi për vaksinim çdo ditë po rritet, ndërsa deri më tani numri i personave të cilët kanë shprehur interesim për vaksinim përmes ueb platformës vaksinacija.mk 459.213. Vaksinimi po kryhet në pajtim me Planin nacional për imunizim. Po vaksinohen personat e rritur, qytetarë të cilët shprehën interesim për vaksinim në ueb platformën vakcinacija.mk ndërkaq po vaksinohen edhe persona të punësuar në infrastrukturën kritike. Vaksinimi masiv po zhvillohet në disa qytete të vendit dhe atë në A1 QS “Boris Trajkovski” në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të paraqiten masivisht në vakcinacija.mk sepse kjo është rruga më e lehtë dhe më e shpejtë e vaksinimit.