May 22, 2024
Maqedoni

Aliu programi i Osmanit për President “listë dëshirash” / Bekteshi: Kandidatura e Taravarit është joserioze

Azir Aliu tha se programi i kandidatit për president nga Fronti Eurpoan, Bujar Osmani, është listë dëshirash dhe janë programe që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, ndërkohë, Kreshnik Bekteshi tha se Arben Taravari duhet të dijë që programi për president duhet të dallojë nga programet qeveritare që garojnë partitë politike.

“Në fakt është një listë dëshirash, unë para se të vijë në emision pashë programet e BDI-së dhe vërejta diçka, në kontinuitet kanë programe të cilat nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, janë komplet ndryshe. Janë programe që janë të krijuara me siguri në tavolinë, pa analiza të mirëfillta”,tha Aliu

“Kjo tregon jo serizoitetin kandidimit të Taravarit edhe atë të cilën e tha Arben Taravari nga dita që e shpalli kandidaturën për shkak se edhe zotëri Aliu por edhe Taravari duhet të dijë që programi për president duhet të dallojë nga programet qeveritare që garojnë partitë politike”, u shpreh Bekteshi.