April 29, 2024
Kosovë

742.92 milionë euro në ‘kuletën’ e komunave të Kosovës për vitin 2024

Buxheti i komunave të Kosovës, në dispozicion për t`u shpenzuar sivjet, sipas Ligjit për Buxhetin për vitin 2024, i miratuar në Kuvendin e Kosovës është 742.92 milionë euro.

Pjesa më e madhe e buxhetit komunal, përbëhet nga granti i Qeverisë në vlerë 634.73 milionë euro apo 85.44 për qind dhe të hyrat vetanake të komunave në vlerë 105.52 milionë euro apo 14.20 për qind, që së bashku përbëjnë rreth 740.25 milionë euro. Ndërsa me klauzolën e investimeve me buxhet parashihen edhe 2.66 milionë euro apo 0.36 për qind.