May 8, 2024
Kosovë

Sot Kuvendi mban seancë plenare

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, shkruan Reporteri.net.

Bëhet e ditur nga Kuvendi se në rend dite është votimi i ndryshimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial.

Po ashtu, në rend dite është edhe votimi i Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Medieve ai i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe IVF si dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Seanca do të nisë në orën 10:00.